Foto: Koha

Dy xhamitë e pasanikëve të një shekulli

11 Dhjetor 2016 - 13:00      

Ora është rreth 14:30 dhe xhemati sapo ka kryer njërin prej vakteve të faljes. Imami Osman Bekteshi, vetëm 28-vjeçar, del i fundit, bashkë me ata që janë trefish më në moshë se ai. Pasi merr respektin e tyre, e përshëndeten deri në takimin e radhës, pas pak orësh, ai ndalet për të rrëfyer historinë e xhamisë ku prin.

E ndien peshën e përgjegjësisë, teksa kujton se xhamia e Suzi Çelebiut është objekti i dytë më i vjetër i islamit në Prizren, ose xhamia e parë e kompletuar në qytetin e vjetër e me llojllojshmëri vlerash të trashëguara nga kultura materiale e shpirtërore, shkruan sot “Koha Ditore”. Para saj është veç Namazgjaja, nja 500 metra larg prej aty.

Bekteshi flet edhe për bibliotekën që e ndërtoi i njëjti person, e ato i ngriti me pasurinë e tij, në qendrën e atëhershme të qytetit. Thotë se kështu “ai i bëri bashkë dy ndriçuese: fenë dhe shkencën”. Biblioteka, për të cilën Bekteshi thotë se është e para në Ballkan, sot nuk ekziston. Objekti është bërë strehë për një familje, e librat janë shpërndarë.

Megjithatë, sa për ta ruajtur traditën, hapësira e brendshme e xhamisë është e mbushur me libra. Trekëndëshin monumental këtu e përthekon nishani i Suzi Çelebiut, që gjendet në fund të oborrit. Kjo tyrbe është e mbrojtur me ligj po ashtu si monument kulture.

Lumbardhi e ndan këtë xhami me atë të Kukli Begut, që është “gjurma e tretë e kultit islam në Prizren” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...