11 Dhjetor 2016 - 11:22
Përvoja dhe profesionalizmi reflektohen menjëherë. Trombonisti Kiril Ribarski, 69-vjeçar, dhe “partnerja në krim”, pianistja Milica Shperovik-Ribarski, 65-vjeçare, në momentin që shkelin skenën përçojnë dashurinë për muzikën.
Përveçse ndajnë skenën së bashku për 39 vite tashmë, ata janë çift edhe në jetë, shkruan sot “Koha Ditore”. Kimia muzikore mes tyre funksionon për mrekulli. Befasojnë me energjinë dhe përkushtimin.
Normalisht një trombonist nuk do të mundë të mbante frymën për më shumë se 50 minuta në skenë. Por Ribarski tashmë ka zbuluar një teknikë se si të luajë për më shumë se një orë pa ndërprerë.
Mund të tingëllojë e pamundur, por këtë teknikë e ka zbuluar krejt rastësisht: në gjumë. Pas shumë netëve zgjuar e tentimeve që të gjejë një mënyrë që të mbajë frymën, një natë në ëndërr do t’i paraqitej kjo teknikë të cilën tash ai e praktikon dhe ua mëson të tjerëve kudo që shkon... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...