Nacionalizmi dhe patriotizmi

10 Dhjetor 2016 - 15:36      

Francis Fukuyama në librin “Fund i historisë dhe njeriu i fundit” shkruan se nacionalizmi është një manifestim i dëshirës për njohje.

Ai synon zëvendësimin e raportit të padronit me robin me një njohje të ndërsjellë barazie.

Nacionalisti është më shumë i preokupuar me njohjen dhe dinjitetin se sa me rritjen ekonomike, shkruan Sabri Kiçmari në numrin e sotëm të Kohës Ditore”, në pjesën e tretë të recensionit mbi librin e Francis Fukuyamas “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”. Historia njerëzore fillon me betejën e përgjakshme të individit për njohje dhe prestigj të pastër.

Edhe konflikti ndërkombëtar fillon me luftën për njohje në mes të shteteve. Lufta për njohje e Republikës së Kosovës e argumenton saktësinë e këtij konstatimi të Fukuyamas. Sistemi ekzistues i shtetit nuk do të shpërbëhet në shtetin universal homogjen, siç e pretendojnë idealistët. Kombi do të vazhdojë të mbetet poli qendror i identifikimit.

Fukuyama nuk e dallon nacionalizmin nga patriotizmi. Dinjiteti që sugjeron patriotizmi është universal, kombëtar e njerëzor, kurse nacionalizmi e njeh vetëm të drejtën e bashkësisë së tij kombëtare ose etnike. Nacionalizmi sjell deri te konflikti potencial me kombet e tjera, të cilat kërkojnë po ashtu njohjen e dinjitetit të tyre, kurse patriotizmi synon respektin e ndërsjellë në mes të kombeve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...