Fama e një arkitekti

10 Dhjetor 2016 - 13:33      

Dr. Fatmir Terziu “Përparim Rama, emër global i arkitekturës bashkëkohore”, botues “Lulu & ACPE” USA, 2016, dhe ribotim në Prishtinë

Një botim interesant erdhi kohë më parë edhe në Prishtinë, si ribotim, pasi që botimi i parë ishte shtypur në Amerikë.

Fjala është për monografinë mbi arkitektin Përparim Rama, i cili, në Londër, ka arritur nivelin më të lartë të profesionit të tij, duke depërtuar (pikërisht nga Londra) në shumë vise të botës, gjithnjë me kreativitetin prej arkitektit me famë, shkruan Ibrahim Kadriu në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ky emër i ngritur lart, vjen në formën monografike nga dr. Fatmir Terziu, elbasanasi, i cili jeton dhe krijon në Londër, duke i çuar përpara afinitetet krijuese në fushën e letërsisë, në studime, filma, ese; me dhjetëra vepra të zhanreve të ndryshme të botuara dhe i nderuar me dhjetëra çmime për punë të suksesshme.

Një emri të tillë, pra dr. Fatmir Terziut, i ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme rruga e sukseseve të të riut nga Prishtina, i cili si gjashtëmbëdhjetëvjeçar i shpëton dhunës serbe dhe vendoset në Londër, ku do t’i kryente të gjitha shkallët e studimeve të arkitekturës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...