Ditari për Kosovën, radiodramë në BBC

10 Dhjetor 2016 - 12:46      

PJ Harvey shkoi në dhjetorin e vitit të kaluar në Kosovë për një mision faktmbledhës që e ndihmoi të frymëzohej për albumin e fundit “The Hope Six Demolition Project”.

Gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, ajo mbajti ditar për udhëtimet e saj dhe tani ato mendime e observime do të adaptohen për një radiodramë të re në BBC, shkruan sot Koha Ditore.

“On Kosovo Field” është shkruar prej Fin Kennedyt dhe shpalos rrëfimin e dy fëmijëve të lindur në Kosovë, të rritur në Manchester, që rikthehen në Kosovë pasi e marrin vesh se një varrezë masive është zbuluar afër shtëpisë së tyre. Rrëfyer nëpërmjet pesë episodeve dhe me emetimin e këngëve në version demo të thurura nga Harvey në narracion, programi përfshin ish-aktoren e “Coronation Street”, Michelle Keegan dhe Nico Mirallegro të “Mad Fat Dairy”.

“In Kosovo Fileds” do të transmetohet në programin e “BBC Radio 4” çdo ditë në orën 10:45 nga 9 janari deri më 13 janar, me repriza që jepen përditë në 7:45 të mbrëmjes.
Në muajin prill, Harvey kishte zënë vendin e parë me albumin “The Hope Six Demolition Project” – hera e parë që kryesonte, megjithëse kishte marrë kritika pozitive dhe shumë shpërblime, përfshirë edhe çmimin “Mercury” dy herë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...