10 Dhjetor 2016 - 11:37
Të përbashkëtat e teksteve të Kosovës dhe të Shqipërisë janë, në radhë të parë, teza për vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe pastaj shumësia e njësive mësimore për ilirët. Vend qendror në to zënë luftërat, shkruan Shkëlzen Gashi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Ilirët glorifikohen, u thuren lavde entuziaste dhe jepen vlerësime pa mbulesë, sidomos ndër tekstet e Kosovës. Nuk paraqiten konfliktet mes fiseve ilire.
Shkak i luftërave janë gjithherë prirjet e vazhdueshme hegjemoniste të armiqve romakë, grekë e maqedonas për t’i futur nën kontroll territoret ilire, përkatësisht pakënaqësia e këtyre me politikën e pavarur të ilirëve, e cila ua prekte interesat, pa dhënë shpjegime se cila ishte kjo politikë dhe cilat interesa prekeshin.
Ndërsa shkak i disfatave të ilirëve janë karakteri lokal i luftërave të tyre mbrojtëse (megjithëse nuk ofrohet sqarim se pse ishin të tilla) ose intrigat që përdornin romakët për përçarjen e tyre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...