10 Dhjetor 2016 - 09:44
Namazi i udhëhequr atëherë nga imami i xhamisë së Emin Pashës, Davut Lezi, qe realizuar me pjesëmarrjen e të rinjve, por nismës i qenë bashkuar edhe politikanë e udhëheqës shoqatash lokale. Organizimi ishte bërë nga të rinjtë prizrenas që asokohe synonin t’i jepnin zë kërkesës së rindërtimit të xhamisë në kuadër të këtij kompleksi arkeologjik. Por vite më pas kjo kërkesë mori mbështetje të konsiderueshme nga komuniteti në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.
Afër 31 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në monumentin më të vizituar arkeologjik të qytetit historik. Sipas organizatorëve të peticionit, ai është dorëzuar së pari në Komunën e Prizrenit, dhe pastaj do të dorëzohet edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Nga drejtuesit e pushtetit lokal, Iniciativa qytetare për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në Kalanë e Prizrenit ka kërkuar nxjerrjen e një deklarate mbështetëse për këtë kauzë. Autoritetet lokale janë deklaruar në favor të kësaj nisme. Ato qendrore, që japin fjalën e fundit për çështje si kjo, nuk janë deklaruar qartë dhe ka kohë që hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...