9 Dhjetor 2016 - 10:43
Ndryshe nga herët tjera, në rolin kryesor të fëmijës Cosette, pati fatin të luaj e talentuara shqiptare Ena – e lindur dhe rritur në Britani të Madhe. 9-vjeçarja, falë punës dhe talentit që kjo vajzë gëzon, arriti të sfidonte qindra konkurrente bashkëmoshatare nga Anglia, duke fituar rolin e të njohurës Cosette. Që nga mosha 3-vjeçare, Ena vijoi shkollën e baletit në Nottingham, kurse krahas baletit – ajo merret edhe me këndim dhe piano. Ka marrë pjesë në shumë festivale lokale dhe shtetërore të baletit dhe çdoherë është kurorëzuar me çmimet e para. Por suksesi i fundit padyshim vlerësohet si më i veçanti, pasi Ena arriti të hynte në produksionet e “Cameron Mackintosh” dhe në shfaqjen e madhe “Les Miserables” dhe të performonte çdo natë për një muaj rresht në Teatrin madhështor të Dubait.
Pa dyshim që ky është veç fillimi i suksesit të këtij ylli shqiptar dhe presim të shohim sukseset e ardhshme në fushën e baletit dhe artit anglez dhe botëror. Ndryshe, muzikali “Les Miserables” me autor Victor Hygo, nga produksioni “Cameron Mackintosh” është shfaqur në mbi 70 milionë herë në 44 vende dhe 22 gjuhë të ndryshme të botes deri më tani.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...