Artisti kosovar zbërthen konceptin e vëllazërisë në Split

9 Dhjetor 2016 - 10:40      

Prishtinë, 9 dhjetor - “Brotherhood” (Vëllazëria) paraqet pozicionin artistik të shoqërive moderne në kontekstin gjeopolitik. Me këtë projekt artisti kosovar, Alban Muja, është ndalur në Split të Kroacisë.

Në ekspozitën e hapur të enjten mbrëma në galerinë e qytetit, Muja nëpërmjet imazheve të ndërtesave shpërfaq traditën mashkullore që manifestohet me simbolikën e shtëpive, ku të gjithë vëllezërit me shtëpi të njëjtë formojnë një lagje. Është një varg punimesh që shpërfaqin një realitet kosovar.

“Tregohet fenomeni i fuqisë mashkullore dhe rëndësia e figurës së babait, dhe, në anën tjetër, projekti tenton të shpërfaqë figurën e femrës që nuk përfshihet në shoqëri. Ky fenomen nuk është i ri dhe tregon traditën e trashëguar në gjenerata”, është përshkrimi që i bën projektit Tevz Logar, kurator në galerinë “Škuc” të Lubjanës, e i njëjti zbërthim është paraqitur edhe në uebfaqen e kësaj Galerie të Splitit, që funksionon në kuadër të Muzeut të Arteve të Bukura, i themeluar më 1931.

Artisti i kthehet Kroacisë pas një viti. Më 2015 pas ekspozitës personale në Zagreb, rrugëtimin do ta vazhdonte në Rijekë. Në Institutin për Art Bashkëkohor të Zagrebit ai ishte prezantuar me punime nga tetë projekte të mediumeve të ndryshme (më shumë, sot në “Kohën Ditore”). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...