“Troja” sonte akordohet për protestën muzikore kundër korrupsionit

9 Dhjetor 2016 - 10:00      

Prishtinë, 9 dhjetor - Tekstet plot mllef që shpërthejnë nëpërmjet rifave të ashpra të kitarës bashkë me imazhin e rockerëve të pakompromis, prej kohësh i kanë dhënë formë imazhit të “Trojës” si rock-bend protestues.

Katërshja e një prej grupeve më të njohura në vend, gjithmonë e ka shfrytëzuar muzikën për të ngritur zërin kundër së keqes. Siç thotë vokalisti Bujar Berisha: “E gjithë karriera jonë është luftë kundër korrupsionit”. Kjo luftë do të marrë formën e një miniproteste muzikore, në ditën e përmbylljes së aktivitetit që lufton të njëjtin fenomen.

“Java kundër korrupsionit” do të finalizohet sot (e premte) me koncertin e “Trojës”. Skena ku rock bendi do të performojë është ngritur në sheshin “Zahir Pajaziti”. Protesta muzikore nis në orën 20:00.

“Tekstet, përmbajtjet e këngëve tona korrespondojnë shumë mirë me antikorrupsionin, kështu që neve na erdh mirë që organizatorët e ‘Javës kundër korrupsionit’, që janë shoqëria civile, ndoshta për herë të parë po dalin jashtë tryezave të rrumbullakëta”, ka thënë Berisha. “Dhe njërën prej ditëve të kësaj jave e kanë bërë koncert, ku mund të marrin pjesë edhe qytetarët”.

Koalicioni i organizatave joqeveritare, që e kanë organizuar “Javën kundër korrupsionit”, është i përbërë nga organizata “Çohu”, “Demokraci Plus”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti GAP dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...