9 Dhjetor 2016 - 09:14
Sordino të ndryshme, të cilat ndryshojnë tingullin e interpretimit, që ai kishte marrë me vete, vetëm sa e shtuan kureshtjen. Nuk bëhet fjalë për çfarëdo trombonisti. Ai është fitues i shumë çmimeve dhe njëherësh zbulues i një prej teknikave të frymëmarrjes që ndihmon arritjen e tonaliteteve të larta.
Nga ai gjithçka mund të pritet. Nën përcjellje të Milica Shperoviq-Ribarskit në piano, dyshja “Duo Ribarski” solli 14 vepra që karakterizohen nga stili dhe koha e shkrimit të tyre. Me një udhëtim prej tingujve klasikë të barokut e deri te veprat bashkëkohore të shkruara enkas për Ribarskin, u përmbyll “Kosova Brass Festival”, i cili u organizua për herë të parë.
Dyshja për më shumë se një orë argëtoi publikun, i cili mbushi gjysmën e sallës së Filarmonisë së Kosovës në koncertin e së mërkurës. Studentë të Ribarskit ishin prezentë për të ndjekur performancën e profesorit të tyre, i cili për pesë vite ligjëroi edhe në Universitetin e Prishtinës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...