8 Dhjetor 2016 - 11:59
Rama shkruan se fondet arkeologjike të muzeve shqiptare janë plot me dëshmi të kohës kur i madhi Ciceron shëtiti në tokën shqiptare dhe përmes programit të Rilindjes, këta muze kanë hyrë në një proces ripërtëritjeje tërësore pas vitesh të tëra braktisje e pluhurosje.
“AMARCORD
Magjistrati, filozofi dhe eruditi i madh romak, Ciceroni, shprehja e të cilit “Për të qenë të lirë, lipset të jesh skllav i ligjit”, është lajtmotiv për çdo qytetar të mirë, i mbylli sytë më 7 dhjetor të vitit 43, p.e.s.
Ai është nga të parët njerëz të mëdhenj të historisë që duket se i ka rënë tokës sonë kryq e tërthor, prej Durrësit ku mërgoi një farë kohe për t’i shpëtuar presionit të Cezarit dhe ku skllavi i tij, Dionisi, përfitoi nga rasti t’i lërë shëndenë, deri poshtë përgjatë rrugës për të mbërritur në kampin e Pompeut në Farsalë, në Greqi.
Në fjalimin e 11 të Filipikeve kundër Mark Antonit, Ciceroni përmend Bylisin, Amantian, Epirin dhe Ilirinë. Apolloninë, prej ku vjen busti i mrekullueshëm i një magjistrati të shek. III p.e.s., në këtë foto dhe që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar, ai e cilëson si “magna urbs et gravis”, qytet të madh e të rëndësishëm.
Fondet arkeologjike të muzeve tanë janë plot me dëshmi të kohës kur i madhi Ciceron shëtiti në tokën shqiptare dhe përmes programit tonë të Rilindjes, këta muze kanë hyrë në një proces ripërtëritjeje tërësore pas vitesh të tëra braktisje e pluhurosje”, shkruan Rama.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...