Opera me Saimir Pirgun nominohet për “Grammy”

8 Dhjetor 2016 - 10:30      

Opera në të cilën tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, luan njërin nga rolet kryesore, është bërë pjesë e garës për çmimin prestigjioz “Grammy”.

Opera “King Roger” është nominuar në kategorinë “Best Opera Recording” (Incizimi më i mirë operistik). E realizuar nga regjisori Kasper Holten, nën udhëheqjen e Antonio Pappanit, opera ishte inskenuar në London Royal Opera House vitin e kaluar. Lajmin për këtë nominim e ka shpërndarë vetë Pirgu nëpërmjet rrjeteve sociale, të mërkurën. Ky nominim e bën atë shqiptarin e parë që i afrohet kaq afër një çmimi prestigjioz, siç është “Grammy”.

Edicioni i 59-të i “Grammy Awards” do të mbahet më 12 shkurt të vitit që vjen në Los Angeles. Këngëtarja Beyoncé prin me nominime në nëntë kategori.

“Ky është lajm fantastik. Jemi shumë të lumtur që ‘King Roger’ e performuar në ‘London Royal Opera House’ është nominuar në kategorinë ‘Best Opera Recording’ në ‘Grammy Awards 2017’. Urime të gjithë kolegëve të mi dhe le t’i mbajmë gishtërinjtë e kryqëzuar”, ka shkruar Pirgu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...