Muzeu i Kosovës pa ekspozitë të përhershme deri më 2018

8 Dhjetor 2016 - 09:30      

Prishtinë, 8 tetor - Tash 17 vjet pas luftës, pos ndonjë ekspozite afatshkurtër, Muzeu i Kosovës nuk ia ka dalë që të ketë ekspozitë të përhershme në kurrfarë sektori.

Ekspozita e përhershme arkeologjike ka kohë që përmendet. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Projektbuxhetin për vitin e ardhshëm e ka paraparë si projekt kapital. Janë planifikuar 75 mijë euro për të. Por Muzeu i Kosovës ende nuk e ka krejtësisht të qartë se çfarë do të bëjë. Ky institucion ende nuk ka hartuar një plan për këtë ekspozitë. Pavarësisht kësaj, mjetet e ndara cilësohen si shumë e vogël për të rrumbullakuar një projekt të tillë.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj, ka thënë se kjo ekspozitë nuk mund të hapet vitin e ardhshëm. Ka përzgjedhur një datë simbolike për shënimin e kësaj ngjarjeje.

“17 shkurti i vitit 2018 do të ishte koha kur do të duhej të përfundonte”, ka thënë ai (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...