“Recomposed” paralajmërohet si kurorëzim i sukseseve

8 Dhjetor 2016 - 08:32      

Prishtinë, 8 dhjetor – Rikompozimi i një prej veprave më të njohura të Vivaldit, “Katër stinët”, nga kompozitori Max Richter, është bërë sebep që dy koreografë francezë të ndërtojnë një shfaqje baleti bazuar në të.

Duke u nisur nga parimi se “gjithsecili në jetën e përditshme është i detyruar që të rikrijojë”, Christophe Beranger dhe Jonathan Pranlas-Descours kanë zgjedhur që këtë proces ta paraqesin përmes vallëzimit. Është trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës që historinë e gjetjes së vetvetes e rikrijimin do ta sjellë të enjten (sonte) përmes një vallëzimi bashkëkohor.

“Recomposed” është titulli me të cilin është pagëzuar ky projekt. Para një muaji një grup balerinësh kosovarë ishte në La Rochelle të Francës për t’u takuar me koreografët e për të hedhur hapat e parë të shfaqjes. Kjo është premiera e katërt dhe e fundit për këtë vit e Baletit Kombëtar të Kosovës. Në konferencën për media të mërkurën, “Recomposed” është cilësuar si kurorëzim i një viti të suksesshëm për BKK-në.

“Mund të them se e kemi pasur një sezon të suksesshëm, i kemi përmbushur projektet që i kemi pasur të parapara, ku i kemi realizuar katër premiera dhe 50 repriza. Kemi qenë në festivale në Graz e në Elbasan. Kemi qenë edhe në Maqedoni dhe në qendra të tjera të Kosovës. Kemi pasur edhe një vizitë në Düsseldorf të Gjermanisë, si dhe vizita në Francë ka qenë një eksperiencë e mirë”, ka thënë Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Vizita e fundit rezultoi me shfaqjen “Recomposed” që e sjell kompania “Sine qua non art” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA Ditore 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...