7 Dhjetor 2016 - 13:46
Festivali, që do zgjasë dy ditë, shënon edhe këtë vit praninë e mirëpritur të muzikantëve të njohur të skenës botërore të muzikës jazz.
Artdashësit Shkodranë, si edhe të gjithë ata që do të kenë fatin të ndodhen në Shkodër këto ditë, do të kenë mundësinë këtë vit të shijojnë muzikën jazz të ekzekutuar nga artistë të afirmuar të skenës botërore, edicioni special i kushtohet një prej muzikantëve më të rëndësishëm të skenës jazz shqiptare Markelian Kapedani.
Një dimension i rëndësishëm i festivalit do të jetë edhe këtë vit përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, që këtë radhë do bëhen pjesë e një vepre arti bashkëkohore të artistit- kompozitor Davì Lamastra në kujtim të motrave Mirabal dhe të grave viktima të dhunës. Requiem 4 Mariposas, Shkodra firmos kundër dhunës ndaj gruas.
Artistët e përfshirë në këtë projekt ambicioz do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve Shkodranë që po formohen në shkollën e muzikës Prenk Jakova, në sallën Gjon Kapidani, ku do të organizohen mësime kushtuar jazzit.
Festa, e cila do të zgjasë gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të festivalit, do ta arrijë kulmin e saj të vërtetë mbrëmjeve, në lokalet shkodrane, ku muzikantët do të interpretojnë për publikun e qytetit. Kantautori Enrico Ciarlone do prezantoje albumin e tij ”Assente”.
Eventi do të prezantohet ditën e enjte, datë 08 Dhjetor 2016 në orën 18:00, në mjediset e Kinema Millennium, në Shkoder, në një konferencë të posaçme për shtyp. Ashtu si edhe në edicionet e kaluara, nuk mund të mungonin shfaqjet në tempullin e muzikës Shkodrane, Teatrin Migjeni, ku do të zhvillohet koncerti në 9 dhe 10 Dhjetor ora 18:00.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...