Vdes Peter Vaughan, mësuesi i verbër i serisë televizive “Games of Thrones”

7 Dhjetor 2016 - 09:48      

Aktori britanik Peter Vaughan, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Game of Thrones” dhe “Porridge”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Një karrierë e gjatë mbi supe, ndër të cilat rolin që do ta kujtojnë të gjithë i përket serisë televizive “Games of Trones”, në të cilën interpreton personazhin e Aemon Targaryen, mësuesi i verbër, duke prekur miliona fansa në të gjithë botën, transmeton Tgcom24.

Ai ka luajtur rolin e Maester Aemon në seritë e “HBO”-së dhe të Grouty në “sitcom”-in televiziv britanik. Mes roleve të tjera të tij përfshihen edhe shfaqjet televizive, “Citizen Smith”, “Chancer” dhe “Our Friends in the North”.

Agjenti i tij Sally Long-Innes konfirmoi ndarjen nga jeta të Peter Vaughan. “Vdiq rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm , i rrethuar nga famlija e tij”, tha agjenti i tij Sally Long-Innes.

Vaughan nisi të aktronte në vitet ’50, ndërsa u bë një figurë e shquar për shkak se luajti një sërë rolesh mbështetëse në skenë, televizion, radio apo edhe film. Ai është specializuar në rolet karakter dhe me fuqi të shumëfishta, si oficer policie, agjent sekret apo plakut autoritar.

Vaughan e përshkruante vetveten si një aktor karakteresh dhe thoshte se nuk e shihte të mundur të luante në role romantike. Vaughan, që vuante nga një defekt në shikim, interpretoi Aemon për pesë vjet në serinë fantastike “Games of Thrones”, i bazuar në romanin George R.R. Martin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...