7 Dhjetor 2016 - 12:00
Sherri i këtij lloji të ngrohjes ajri në këtë kabinë në hyrje të parkut arkeologjik “Ulpiana” është i rëndë. Rrudh krahët kur pyetet për zgjidhjen që ka bërë, shkruan sot “Koha Ditore”. Njësoj vepron edhe kur vizitorët e rastit e pyesin për ciceronë.
Vitija u shpërndan vizitorëve fletëpalosje për lokalitetin dhe në një fletore shënon numrin e tyre. Me bindje përgjigjet kur flet për shifrat e frekuentimit të këtij lokaliteti që prej inaugurimit në ditën e 28-të të muajit tetor.
“Janë më shumë se një mijë vizitorë”, ka thënë ai. Pavarësisht këtij fakti, Ministria e Kulturës, që është përgjegjëse për këtë park, ende nuk ka angazhuar një staf permanent të përbërë nga ciceronë, kujdestarë profesionalë, pastrues e udhëheqës të “Ulpianës”.
Në uebfaqen e Ministrisë së Kulturës prezantohet një orar i vizitave. Aty jepen rekomandime sa u përket vizitave grupore. Këshillohet të lajmërohen arkeologët, Zana Rama dhe Milot Berisha. Berisha ka udhëhequr punimet në shndërrimin e këtij lokaliteti arkeologjik në park. Arkeologët janë në “Ulpianë” vetëm kur lajmërohen se do të ketë vizita grupore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...