7 Dhjetor 2016 - 10:58
Sipas Raportit nëntëmujor buxhetor janar-shtator 2016, Komuna e Prishtinës ka shpenzuar jo më shumë se një të tretën e buxhetit të paraparë për kulturë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në tërësi, për projekte kapitale dhe subvencione e transferime Drejtoria e Kulturës ka pasur në dispozicion 930 mijë euro, prej të cilave ka shpenzuar 290 mijë euro.
Të pashpenzuara për këtë periudhë kanë mbetur 640 mijë euro. Për rinovim të objekteve kulturore ka shpenzuar 24 mijë e 610 mijë euro, nga 50 mijë të parapara, ndërsa 69 mijë e 495 euro janë shpenzuar për organizime dhe manifestime kulturore dhe sportive, nga 120 mijë të planifikuara.
Por gjatë nëntë muajve të vitit nuk është investuar asnjë cent në projekte kapitale, ani pse me buxhet ishin planifikuar 100 mijë euro për sallën koncertale – bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës. Gjatë kësaj periudhe, sipas Raportit, nuk ka pasur as për furnizim me libra, ku ishin planifikuar 50 mijë euro, dhe as për rinovim të objekteve të trashëgimisë kulturore, për çfarë ishin ndarë 200 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...