Dorëshkrimet origjinale të Dylan dhe Clapton në ankand

6 Dhjetor 2016 - 15:59      

Dorëshkrimet origjinale të Bob Dylan dhe Eric Clapton do të nxirren në ankand në 10 dhjetor nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s gjatë një shitjeje në New York, që do të përmbajë gjithashtu objekte që i përkisnin Beatles dhe Elvis Presley.

Dorëshkrimi i parë i këngës “Layla”, i shkruar nga Eric Clapton në 1970 mbi një letër me kokë të Thunderbird Motel de Miami Beach, është vlerësuar mes 50.000 dhe 70.000 dollarë.

Bëhet fjalë për një nga këngët më të famshme të këngëtarit britanik , e shkruar për Pattie Harrison, në atë kohë e martuar me mikun e tij, anëtar të Beatles, George Harrison. Eric Clapton u martua me të në 1979 , dhe u divorcua në 1988.

Titulli i këngës është frymëzuar nga një poemë e autorit pers Nezami Ganjavi.

Sotheby’s ka nxjerrë gjithashtu në ankand dorëshkrimin e këngës “Blowin in the Wind”, (1962) të Bob Dylan , e vlerësuar 300.000 dhe 500.00 dollarë.

Është një nga himnet më të njohur të çmimit Nobel të letërsisë 2016, e dalë në 1963. Në ankand të shtunën do të dalë edhe kopja e parë e shtypur e titullit “This Wheel’s on Fire” (1967), që Sotheby’s e ka vlerësuar mes 40.000 dhe 60.000 dollarë.

Shitja do të ofrojë edhe portrete të Bob Dylan dhe Joan Baez , të realizuara në 1963. Sotheby’s do të nxjerrë në ankand gjithashtu shumë objekte e dokumente që i përkisnin Beatles, veçanërisht xhaketën e John Lennon të veshur në filmin “Ndihmë!” (e vlerësuar mes 50.000 dhe 70.000 dollarë), si dhe të Elvis, duke përfshirë një unazë diamanti (midis 7.000 dhe 9.000 dollarë). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...