Presidenti e nderon postmortum me Medalje Esad Mekulin në 100 vjetorin e lindjes

6 Dhjetor 2016 - 12:04      

Akademia e Shkencës dhe Arteve e Kosovës e ka organizuar një tryezë shkencore për nder të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe kryetarit të parë të Akademisë, Esad Mekuli.

Me këtë rast, kryetari i Akademisë, Hivzi Islami, i ka dhënë edhe medaljen e ndarë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vajzës së të ndjerit, Drita Mekuli.

Kryetari i Akademisë Islami në emër të Akademisë e ka falënderuar presidentin Thaçi për vendimin për ta ndarë këtë medalje për shkrimtarin Mekuli.

“Në emër të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës e falënderoj presidentin e Republikës për kujdesin dhe respektin që tregoi me këtë rast duke e dekoruar kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës post mortum, Esad Mekuli, njeriun që ishte në ballë të kulturës shqiptare në Kosovë për mbase 40 vjet”, tha Islami.

Kurse, vajza e Esad Mekulit, Dita Mekuli, tha se kjo medalje është e rëndësisë së veçantë pasi që është e para që ndahet nga shteti i Kosovës, për të cilin siç u shpreh ajo, babai i saj punoi shumë, transmeton KP.

“Gjatë jetës së tij babai ka marrë shumë mirënjohje, medalje, dekorata. Ashtu i dashur dhe i respektuar me një shpirt të mirë, humanist pa kufi, altruist, njeri i cili deri në fund të jetës ka punuar pa ndërprerë në ngritjen e nivelit kulturor të popullit të tij, ngritje e të cilit nivel ai ka qenë thellësisht i bindur, ua hapte të gjitha shtigjet tjera popullit të tij. Si do që të jetë kjo medalje është e rëndësisë së veçantë për familjen e tij se është e vetmja që ipet nga shteti i Kosovës. Shteti i Kosovës që në kohën e babës ka qenë një ëndërr e bukur për të cilën vlen të sakrifikohet dhe të punohet vazhdimisht”, tha Mekuli.

Esad Mekuli është ndër poetët më të njohur të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore.

Mekuli kishte lindur më 1916 dhe ka vdekur në vitin 1993 në Prishtinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...