6 Dhjetor 2016 - 11:22
Koncerti në të cilin u shënua 80-vjetori i lindjes së autorëve të këtyre veprave - Akil Koci, Fahri Beqiri e Esat Rizvanolli, tashmë i ndjerë - qe një dëshmi për rrugëtimin e muzikës shqipe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbi të gjitha, nivelin e saj dhe frymën bashkëkohore. E tillë ishte vepra me të cilën u hap koncerti, “Tri kohë për violë dhe orkestër” e Kocit, të cilën e solli orkestra e Filarmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit vietnamez Le Fi Fi dhe Arianit Shehut si solist në violë.
Jo edhe aq dramatike në interpretim, kërkoi përkushtim dhe koncentrim maksimal të orkestrantëve dhe solistit, pikërisht për faktin se dallohet me një qetësi dhe pastërti notash që kërkon precizitet.
Esat Rizvanolli u kujtua me “Koncert për violinë dhe orkestër”, të cilën ai do ta shkruante fillimisht më 1975 për violë, për ta rishkruar e për ta përshtatur për violinë më 2002. Veprën e kompozitorit, i cili vdiq më 2006, e solli Visar Kuçi me orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, në një interpretim premierë.
Koncerti i së dielës mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë, qe i fundit në kuadër të “Ditët e Muzikës Kosovare”, i titulluar “80-vjetori i lindjes së kompozitorëve kosovarë”, organizuar nga Shoqata e Kompozitorëve e Kosovës, e cila Kocin e Beqirin, ashtu sikurse edhe kompozitoren Seniha Spahiu e kompozitorin Severin Kajtazi i nderoi me mirënjohje për kontributin që dhanë në historinë e muzikës shqipe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...