6 Dhjetor 2016 - 09:15
Pas takimit të zhvilluar, Muja ka siguruar mysafirët se autoritetet lokale kanë qëndrim në favor të ndërtimit të xhamisë brenda Kalasë së Prizrenit, pasi sipas tij nuk bën që të përgjysmohen monumentet, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Përkrahja jonë është prezente, është evidente. Patjetër ne si qytetarë të Komunës së Prizrenit, edhe si institucione nuk mund t’i lejojmë të përgjysmohen monumentet, të jenë prezent disa pjesë elementare dhe pjesët tjera të injorohen. Domethënë shkurt jemi për ndërtimin e xhamisë brenda, sepse ajo ka ekzistuar. Jo për diçka tjetër, por është pjesë e kulturës së këtij nënqielli dhe ajo duhet të rindërtohet dhe t’i japë kompletimin këtij monumenti ekskluziv kulturo-historik”, ka thënë Muja.
Ilir Gashi nga Iniciativa qytetare për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit ka shprehur kënaqësinë që aktivitetet për sigurimin e përkrahjes që po zhvillohen tash e disa javë kanë kulmuar me mbështetjen nga kryetari i Komunës dhe bashkëpunëtorët e tij.
Sipas shënimeve në databazën e trashëgimisë kulturore të Kosovës, të lansuar nga Ministria e Kulturës, Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. "Gjatë periudhës osmane, Kalaja zgjerohet duke ndërtuar dhe përforcuar muret fortifikuese, si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia dhe objekte të tjera për nevojat ushtarake", shkruhet në këtë prezantim i cili ilustrohet edhe me një foto të moçme në të cilën shihet xhamia.
Në Kalanë e Prizrenit është duke u punuar sistematikisht qysh prej verës së vitit 2014, me ç’rast edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka ndarë mjete në vlerë prej 700 mijë dollarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...