Qendra e Artit e Institutit Special në Shtime [video]

5 Dhjetor 2016 - 21:42      

Jeta me ta nuk është treguar aspak e lehtë dhe e drejtë.

Por, gjithsesi ata janë pjesë e shoqërisë dhe meritojnë kujdes dhe mbështetje.

Instituti Special në Shtime, i cili ofron përkujdesje për personat me aftësi të kufizuara, numëron 59 rezidentë, prej tyre 20 të gjinisë femërore dhe 39 të asaj mashkullore.

Për ta ofrohen shumë aktivitete, nisur nga ato sportive e deri te ato kulturore.

Afrim Qorolli është njëri nga instruktorët në këtë institut, i cili merret me aktivitetet e lira. Ai thotë se këta persona arrijnë që botën e tyre të brendshme ta shprehin përmes vijave dhe ngjyrave.

Vizatimet e këtyre personave janë të jashtëzakonshme dhe në të shumtën e rasteve paraqesin në to personat e tyre familjarë. Këto punime kanë rënë në sy edhe të disa artistëve tanë të njohur, që edhe kanë bërë vizitë në këtë institut.

Aktivitetet vazhdojnë në klasat e tjera, siç janë edhe ato që kanë të bëjnë me punët e dorës.

Instituti Special në Shtime është vizituar edhe nga artistë të fushave të tjera. Drejtori i këtij instituti, Xhemajl Dugolli, pohon se bashkëpunimi me artistët vetëm sa po thellohet më shumë.

Xhemajli thotë se të gjitha aktivitetet kulturore e sportive kanë ndikuar në përmirësimin e gjërave në këtë institut.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Do të ketë koncerte e ekspozita, andaj të gjithë artistët e interesuar për të dhënë kontributin e tyre për këta persona, janë të mirëpritur ta bëjnë këtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...