Foto: Koha

“Home” , produksioni i parë kosovar që nominohet në EFA

5 Dhjetor 2016 - 14:35      

Edhe filma të tjerë nga Kosova kanë qenë të selektuar më parë në listën e gjatë të Akademisë Evropiane, mirëpo ‘Home’ është produksioni i parë kosovar, i cili ka arritur të nominohet në kategorinë e filmit evropian të shkurtër.

Ceremonia e edicionit të 29-të të EFA do të mbahet më 10 dhjetor në Wroclaw të Polonisë, ndërsa të pranishëm do të jenë producentja ekzekutive e ‘Home’ Arta Dobroshi, producenti i ‘Home’ Afolabi Kuti dhe regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy. Pikërisht për këtë nominim të hënën u mbajt një konferenc për medie, ku të pranishëm ishin regjisori i filmit “Home”, Daniel Mulloy, producenti Shpat Deda, menaxherja e produksionit Renea Behluli dhe analisti i komunikimeve në UNKT Shpend Qamili, shkruan KultPlus.

“Bërja e një filmi të fuqishëm vjen nga pasioni i secilit njeri të përfshirë në të dhe nga lidhja e thellë me temën. Këtu në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm në talent, si para dhe pas kamerave. Është një vend i mahnitshëm për të krijuar” tha fillimisht regjisori Daniel Mulloy.

Ndërsa producenti Shpat Deda tha se bashkëndjesia të cilën kosovarët e kanë me vështirësitë e refugjatëve, mblodhi një numër të konsiderueshëm të njerëzve nga vendi të cilët i bashkuan forcat me anëtarët e ekipit nga e gjithë bota për t'i dhënë zë këtij tregimi.

“Mua personalisht më tërhoqi pasioni i Danielit për projektin, ekipi i përbërë me njerëz që vinin nga realitete shumë të ndryshme, dhe kauza e filmit. Unë mund vetëm të shpresoj se “Home”, do ta inspirojë të njëjtën ndjeshmëri e cila i shpëtoi aq shumë familje nga Kosova kur neve na u deshtë t'i linim shtëpitë tona për shkak të luftës”, theksoi Deda.

Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O'Connell, Holliday Grainger, Thaliya Loëles dhe Zaki Ramadani.

“HOME” është financuar dhe mbështetur nga Ekipi e Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësve të tjerë.

Filmi është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios. “Home” është bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...