5 Dhjetor 2016 - 09:21
Kjo shfaqje e cila provat e para i nisi në Francë atje nga ku vijnë dy koreografët Christophe Béranger dhe Jonathan Pranlas-Decsours, në Teatrin Kombëtar të Kosovës pritet të jetësohet më 8 dhjetor, shkruan KultPlus.
Në lidhje me këtë bashkëpunim, në një intervistë të mëhershme për KultPlus, pati folur edhe drejtori i këtij institucioni Ahmet Brahimaj, i cili përveç të tjerash ka thënë se me këtë shfaqje pritet të udhëtohet drejt Lubjanës, Zagrebit, Sarajevës Beogradit dhe Shkupit.
Muzika e shfaqjes “Recomposed”, është bërë nga Max Richter, kostumografia nga Pauline Kieffer ndërsa skenografia nga vetë koreografët Béranger dhe Decsours. Premiera do të vijë me 8 dhjetor me fillim nga ora 20:00 ndërsa repriza e parë me 9 dhjetor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...