Kanadaja shfrytëzon artin për integrimin e refugjatëve sirianë

5 Dhjetor 2016 - 12:33      

Toronto, 5 dhjetor - Kanadaja ka mirëpritur më shumë se 35 mijë sirianë që nga viti i kaluar për dallim nga shtetet e tjera që po i mbyllin kufijtë si përgjigje kundër krizës së refugjatëve.

Për t’i ndihmuar ata që të integrohen, shteti po kthehet nga arti – një pjesë kritike e historisë dhe kulturës siriane, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muzeu “Aga Khan” në Toronto, institucion që promovon trashëgiminë islamike, së fundmi ka ftuar një grup të refugjatëve sirianë që të shohin një ekspozitë që paraqet art më të vjetër se pesë mijë vjet nga vendi i tyre. E quajtur “Syria: A Living History”(Siria: një histori e gjallë), kjo është ekspozita e parë e përmasave të tilla në perëndim për rajonin që kur lufta nisi në vitin 2011.

Derisa muzeve u duhen së paku dy a tre vjet që të planifikojnë një ekspozitë, drejtori ekzekutiv i “Aga Khan Museum”, Henry Kim, ka thënë se projekti ka përfunduar shumë shpejt, me 48 vepra të mbledhura nga shtatë muze ndërkombëtarë brenda nëntë muajve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...