Foto: Koha

Komuna e Prizrenit pret rekomandimet e nivelit qendror për objektet e braktisura në qendër

5 Dhjetor 2016 - 11:33      

Prizren, 5 dhjetor – Raporti i komisionit komunal për vlerësimin e rreziqeve që paraqesin objektet banuese të braktisura në Qendrën Historike të Prizrenit, që alarmonte për gjendjen e rëndë të monumenteve në këtë zonë, tashmë është shqyrtuar, por niveli qendror ende nuk ka dhënë rekomandimet se çfarë masash duhet të merren.

Raporti është shqyrtuar para dhjetë ditësh në takimin e fundit të Komisionit për vlerësimin e projekteve restauruese konservuese në kuadër të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por se çfarë veprimesh do të ndërmerren tutje në lidhje me objektet e vjetra që paraqesin rrezik për sigurinë publike në zonën historike varet nga rekomandimi që do të japë Komisioni i nivelit qendror.

Komisioni komunal kishte vlerësuar se gjendja e disa objekteve është përkeqësuar dhe se të njëjtat paraqesin rrezik për sigurinë publike. Sipas drejtuesve të këtij Komisioni, gjendja mund të rëndohet edhe më shumë gjatë sezonit të dimrit si pasojë e reshjeve atmosferike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...