“Odissea” e rikthen në ekran Bekim Fehmiun

5 Dhjetor 2016 - 10:33      

Prishtinë, 5 dhjetor – Portali multimedial i Radiotelevizionit Italian i ka risjellë në ekran tetë episodet e serisë televizive “Odissea”, protagonist i së cilës është aktori kosovar me nam botëror, Bekim Fehmiu.

Këtë serial, i cili në vitin 1968 u transmetua në televizionin nacional italian RAI, tani të gjithë mund ta shohin online falë qasjes që ofron portali Rai Play, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo është publikuar në uebfaqen zyrtare të këtij portali.

Kjo seri që bazohet në “Odisenë” e Homerit, është bashkëproduksion mes Italisë, Jugosllavisë, Gjermanisë dhe Francës, nën regji të Franco Rossit dhe asistencë të Piero Schivazappa e Mario Bava. Në rolin kryesor në këtë serial luan aktori i ndjerë Bekim Fehmiu. Ai paraqitet në rolin e Odisesë. Krahas tij është aktorja e madhe italiane Irene Papas në rolin e Penelope, Samson Burke në rolin e Ciklopit, si dhe Barbara Bach në rolin e Nausicass dhe Gerard Herter. Seriali është xhiruar në Kroaci dhe Mal të Zi.

Në versionin origjinal ishin tetë episode, ku secili episod hapej me një prezantim në të cilin poeti Guiseppe Ungaretti lexonte rreshta të poezisë origjinale. Kjo përshtatje është konsideruar si pasqyrimi më besnik i Homerit në ekran. Efektet speciale ishin dizajnuar nga Mario Bava dhe Carlo Rambaldi. Seriali u transmetua në Evropë në mes të viteve 1968 dhe 1970. Vetëm në Itali episodet e tij patën audiencë prej 16 milionë shikuesish... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...