Posteri i festivalit “DAM” vlerësohet me çmim për dizajn

5 Dhjetor 2016 - 09:33      

Prishtinë, 5 dhjetor - Vijat paralele të cilat dallohen me ngjyra të ndryshme përfaqësojnë rrugëtimin prej një dekade të festivalit. E njëmbëdhjeta dallon prej të tjerave, sepse përfaqëson kapërcimin në një tjetër fazë.

Mbi këtë koncept është dizajnuar posteri i serisë “Clash” (Përplasje) të festivalit të muzikës DAM që u shpërblye me çmimin e dizajnit të ditës nga “Design and Design, ”, që ndahet qysh nga viti 2008 nga disenjatori i mirënjohur Marc Praquin dhe ekipi i tij. Çmimi që u publikua të dielën, është i katërti me radhë që ndahet për posterët e festivalit që u dedikohet muziktarëve të rinj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Desing and Design” është garë për të cilën kandidimi bëhet “online” dhe është e hapur për artistë nga e gjithë bota.

Sipas ueb-faqes zyrtare deri më tani gara është shtrirë në më shumë se 160 shtete dhe për çdo vit të gjitha projektet fituese publikohen në librin vjetor “The Design and Design”. Gara është pikë referente në botën e dizajnit dhe çdo vit dizajnët më të mirë i përmbledh në librin “Design and design - Book of the Year”. Dizajnin e posterit të serisë me koncerte “Përplasje” e ka realizuar artisti Agon Çeta.

Dardan Selimaj, drejtor i festivalit DAM ka thënë se vlerësimi që i është bërë posterit të serisë “Përplasje” - që nisi në muajin mars të këtij viti me pesë koncerte duke i paraprirë edicionit të 11-të të festivalit - është i rëndësishëm.

Sa i përket konceptit të posterit, Selimaj ka thënë se lidhet ngushtë me atë që ka kaluar festivali DAM në njëmbëdhjetë vitet e fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...