5 Dhjetor 2016 - 08:33
Në këtë marrëveshje kanë hedhur nënshkrimin Ministri i Kulturës i Rusisë, Vladimir Medinskiy, dhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo është bërë me rastin e vizitës së Kumbaros në Forumin V Ndërkombëtar të Kulturës në Shën-Petërburgit, ku ajo ishte ftuar për të marrë pjesë.
Forumi Ndërkombëtar i Kulturës i Shën Petërburgut është një platformë e njohur shkëmbimesh të politikave kulturore të nivelit të lartë, të përvojave më të mira ndërkombëtare në fushën e prodhimeve skenike, të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe një dialog i hapur për të ardhmen e trashëgimisë botërore e bashkëpunimeve në lëmin e artit.
Ministrja Mirela Kumbaro ka referuar në panelin kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, ku morën pjesë delegacione të nivelit të lartë nga Franca, Sllovenia, Greqia, Italia, Serbia, Rusia, dhe Britania e Madhe.
Forumi V Ndërkombëtar i Kulturës zhvilloi punimet e tij nga data 1 - 3 dhjetor 2016. Ky Forum organizohet nga Qeveria ruse, Ministria e Kulturës e Rusisë dhe Bashkia e Shën Petërburgut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...