I panjohuri i “The Rolling Stones”

4 Dhjetor 2016 - 23:11      

Darryl Jones ka qenë me “The Rolling Stones” për më shumë se dy dekada, por asnjëherë nuk është parë në fotografitë zyrtare të bendit.

Ai ka interpretuar në pothuajse gjithçka që bendi ka incizuar qysh prej vitit 1994, përfshirë edhe albumin e ri, “Blue and Lonesome” dhe është pjesë integrale e spektakleve të tyre live, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por kur është fjala për vëmendje, Jones shpeshherë mbetet në sfond në krahasim me anëtarët e tjerë të bendit për turne të “Stones”.

Katërshja kryesore - Mick Jagger, Keith Richards, Charlie watts dhe Ronnie Wood - gjithmonë dalin në qendër të skenës. A ndihet ende si djalosh i ri basisti, amerikani që është dy dekada më i ri sesa kolegët e tij britanik?

“Vërtet nuk mendoj që kjo ndryshon ndonjëherë”, thotë ai duke qeshur. “Sa i përket anëtarësisë së këtij klubi shumë të vogël dhe ekskluziv, unë gjithmonë do të jem djali i ri. Sa i përket interpretimit me bendin, ndihem paksa më i vjetër tani”.

Jones nuk ishte një zgjedhje e pritur kur zëvendësoi anëtarin origjinal Bill Wyman, që hoqi dorë nga bendi pas 31 vjetësh, duke thënë se ishte ngopur me turnetë.

Si interpretues më tepër jazzi, ai kishte rrëfyer në intervista të mëparshme që para se t’i bashkohej “Stones” nuk kishte e dëgjonte fort muzikën e tyre. Por në audicione ai u lidh shumë me Charlie Watts, që po ashtu e pëlqen jazzin dhe personaliteti i tij shumë i kapshëm ia mundësoi të siguronte një vend brenda “Stones” pa shkaktuar telashe në balancën delikate të egos së anëtarëve kryesorë.

Pyetja është se kur ai do të bëhet “anëtar i plotë” ka ekzistuar qysh në fillim. I pyetur për këtë në një intervistë të dhënë më 1994, Keith Richards kishte thënë: “Do të shohim sesi funksionon, por për sa më përket mua dhe djemve të grupit, nëse je në skenë me ne, ti je një ‘Rolling Stones’ dhe kjo është e tëra”.

Richards është zemërgjerë kur flet për partnerin e tij në një dokumentar të ri, me titull “Darryl Jones: Like a Rolling Stone”, tek e përshkruan basistin si krahu i tij i majtë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...