4 Dhjetor 2016 - 21:10
Zemeckis gjithmonë ka qenë mjeshtër i zoti me dhunti të veçantë për asimilimin e teknologjisë së avancuar në artin e filmbërjes, por që përgjatë një dekade ai e humbi kreativitetin duke u marrë me animacione.
Është e vështirë të mendosh për një filmbërës të madh i cili bëri një karrierë aq të madhe për t’u shkatërruar më pas nga teknologjia, aq sa është e vështirë të besohet se të gjithë presin që historianët e filmit të shohin “Beowulf”, “The Polar Express” apo “A Christmas Carol”, edhe pas një dekade, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Në vend të shkuarjes nga e ardhmja, “Allied” kthehet në të kaluarën dhe jo vetëm në aspekt të skenarit.
Filmi nis me personazhin e Pitt, spiunin kanadez Max Vatan, i cili me parashutë lëshohet në një shkretëtirë të Marokos dhe pas disa minutash ne jemi në Casablanka - dhe ndoshta për më tepër në filmin “Casablanca”.
Max dhe personazhi i Cotillard, Marianne Beausejour, janë agjentë të nivelit të lartë në misionin top-sekret, vdekjeprurës, por kjo nuk i ndalon ata që të duken për mrekulli derisa kryejnë detyrat.
“Allied” është një film që flet për besnikërinë dhe besimin, për obligimet që i mbajnë njerëzit të bashkuar dhe ndonjëherë i verbojnë, por po ashtu është një film se si pëlhura e mëndafshtë bie nga korniza e Marion Cotillard dhe se si Brad Pitt duket në kostumin e tij.
Joanna Johnston ka qenë disenjatorja e Zemeckis për gati tri dekada – dhe është pjesërisht përgjegjëse për personin i cili eci afër meje gjatë Halloweenit kur kisha të veshur jelek dhe më tha: “Hej. Po dukesh sikur ‘Back to the Future’”- por në mes të “The Man From U.N.C.L.E” të këtij dhe vitit të kaluar, duket se ajo është ngritur në një nivel më të lartë të arritjeve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...