4 Dhjetor 2016 - 19:05
Filmi i parë që i prin kësaj liste është “Sing”. Filmi i fundit nga “US animator Illumiantion Entetainment” nis me argëtim e më pas në fund sjell momente emocionale, transmeton “Koha Ditore”. Duke u bazuar në një ide të Chris Meledandrit, themeluesi i “Illumination...”, filmi sjell aktorin Matthew McConaughey, i cili flet në vend të koalës.
Kësaj koaleje, e cila organizon një garë të këndimit me qëllim të mbrojtjes së teatrit, i bashkohen iriqi me zërin e Scarlett Johansson, derri (Reese Witherspoon) dhe miu (Seth Macfarlane). Është një mjuzikëll me ritëm ashtu siç thotë “The Hollywood Reporter”, “aq i mërzitshëm sikur një rezervar i shurupit në një fabrikë të sheqerkave, por funksionon”.
Lansimi i përgjithshëm i këtij filmi nis më datën 8 dhjetor. Pas këtij animacioni vjen një tjetër film, i cili deri më tani ka marrë kritika pozitive. Bëhet fjalë për “La La Land”. Kritikët parashikojnë fitore të madhe për këtë mjuzikël romantik e komik në “Oscar”. Nën regji të Damien Chazelle me yjet Ryan Gosling dhe Emma Stone, i pari si muzikant i jazzit dhe e dyta si aktore që ndjekin ëndrrat është realizuar në “Technicolor Hollywood”.
Nicholas Barber i “BBC Culture” i ka dhënë pesë yje këtij filmi, duke i vlerësuar karizmin dhe kiminë e yjeve të filmit: “Shumica e atyre që shkojnë në kinema tashmë janë marrëzisht të dashuruar në njërin prej tyre, dhe ajo dashuri do të godasë në lartësi stratosferike kur të shohin aftësitë e Gosling dhe Stone teksa balancojnë tërheqjen e tyre absurde me vetë kundërshtimin”.
Filmi i cili nis me një numër vallëzimi që zë vend në trafikun e ngarkuar të Los Angelesit, është vlerësuar për faktin se ka vënë në skenë mjuziklat e Hollywoodit. Lansimi i përgjithshëm i filmit nëpër kinema do të nisë më datën 8 dhjetor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...