4 Dhjetor 2016 - 17:01
Më vonë, një fotografi e redaktorëve të dizajnit grafik të kësaj gazete, që bëri xhiro nëpër medie sociale, u zvogëlua në ekranet e monitorëve, duke e parashikuar atë që mund të jetë “A1-shi ikonik”.
Ballina e publikuar para kohe e “Newsweek” me titullin “Zonja president”, e dërguar në shtyp nga një prej përgjegjësve të revistës, u desh të tërhiqej prej aty, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Humbja befasuese e Hillary Clintonit duket se e dorëzoi si temë për filma dhe televizion nocionin se një grua do të mund të udhëheqë gjërat brenda Shtëpisë së Bardhë, të paktën tani për tani.
Sidoqoftë, një tjetër grua kishte ardhur më afër se çdo grua tjetër, drejt të qenit një femër komanduese. Ajo ishte Edith Bolling Wilson, gruaja e dytë e presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Woodrow Wilson. Kontributi i saj është rihulumtuar në një libër të dobishëm dhe të shkruar nga William Hazelgrove, me titull “Madam President: The Secret Presidency of Edith Wilson” (Zonja Presidente: Presidenca e fshehtë e Edith Wilson”.
Edith, sipas Hazelgrove, ishte gruaja e parë që mori patentë shoferi në Washington, dhe ajo me krenari shtriu pretendimet se ishte pasardhëse e Pocahantas.
Jeta e saj kishte ndryshuar shumë në fund të vitit 1919, kur burri i saj pësoi një sulm të rëndë dhe mjeku i tij, Francis Dercum, doli me një plan: “Le të vijë gjithçka tek ti…shihe nëse është e mundshme që me anë të konsultimeve të kokave të respektuara të departamenteve të zgjidhni punët, pa udhëzimin e burrit tuaj” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...