Lëkura e trupit si vepër arti

4 Dhjetor 2016 - 15:03      

Laolu Senbanjo rrinte i heshtur. Kokën e mbante kthyer në njërën anë. Me krahët dhe rrobat pika-pika, me ngjyrë të bardhë, studionte muzën e tij pak metra më tej. Me një shenjë në faqe, Senbanjo si përgjumshëm shkonte kah aktorja Danielle Brooks.

Me markerin e tij në dorë, një kombinim i ngjyrës së trupit dhe materialeve tjera, vazhdon ta admirojë fytyrën e saj, duke ngjyrosur disa vija.

“Puna ime është e ndikuar nga kultura e trashëgimisë Yoruba”, thotë Senbanjo, një artist vizual dhe muzikant nga Nigeria, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. “Dua ta shoh botën me këtë sy”. Vepra e tij më e njohur, një formë vizatimi i trupit të cilin ai e quan “art i shenjtë i Orit”, përbëhet nga ndikimet e kulturës së tij të vendlindjes.

Kjo vepër arti u bë fort e famshme me paraqitjen vizuale në albumin “Lemonade” të këngëtares Beyonce. Në një pjesë të rëndësishme të kulturës Yoruba, Ori do të thotë “kryet” ose “esenca” dhe shpërfaqja artistike e kësaj kulture ka shndërruar Senbanjon nga një të famshëm të rrjetit “Instagram” në pjesëmarrës të institucioneve të njohura të artit në New York, siç është Muzeu i Brooklynit e deri te festivalet muzikore si Afropunk. “Nëse shkelni në Orin tuaj mund të lëvizni malet”, ka thënë Senbanjo.

Vizatimi i tipareve të hyjnive të kulturës së Yorubas me fjalë dhe vija të ndryshme, Senbanjo thotë se i kthen atributet e atyre hyjnive në subjekte të trupit.

Vizatimet pastaj bazohen prej bisedave para fillimit të punës. Tërë procesi mesatarisht zgjat gjashtë e deri në tetë orë. Aktorja Brooks thotë se ai ka krijuar një kurorë të vogël në fytyrën e saj, me idenë e bukurisë, duke e ditur vlerën e tjetrit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...