Foto: Koha

Tri xhamitë e para të Prizrenit

4 Dhjetor 2016 - 13:01      

Në Prizrenin e vlerave të trashëguara të kulturës materiale, xhamitë janë thesar i pakontestueshëm. Aq sa është zor që të përcaktohet se cila prej tyre është më e bukura. Secila më e mahnitshme se tjetra, e secila me rrëfime të veçanta.

Prandaj, natyrshëm del i rëndësishëm një kombinim rrëfimesh për tri xhamitë e para të Prizrenit. Krejt në fillim ishte Namazgjaja, xhamia e hapur e cila fillimisht u shërbeu ushtarëve osmanë që pushtuan përfundimisht këtë qytet në qershorin e 1455-s, shkruan sot “Koha Ditore”. Pak ditë u ishin dashur atyre që të ndërtonin vendin për lutje, ashtu siç ua kërkonte ligji.

Tash përdoret rrallë, e është riaktualizuar në muajin e shenjtë të myslimanëve, Ramazanin e këtij viti. Tash aty është bërë park, e Namazgjaja është në qendër të tij. Më shumë sesa në funksionin e saj të lutjeve është kthyer në atraksion turistik për qytetin antik. Është rast unik për vendin e rajonin.

Xhamia e dytë në Prizren është në fakt xhamia e parë “e kompletuar”. Është Suzi Xhamia, që u ndërtua me financim të atij që ia dha emrin xhamisë. Ishte viti 1512, kur ai vendosi që të ndërtonte xhaminë, e krahas saj edhe Bibliotekën, që konsiderohet si ndër të parat në Ballkan.

Xhamia tjetër e moçme është ajo me formë katrore, e njohur me emrin e Kukli Beut, në lagjen Saraçhane, ku zejtarët përpunonin rripa dhe elemente tjera nga lëkura dhe ku mbahej edhe tregu i drithit. Atë e ndërtoi në vitin 1531, Kukli Mehmed-beu, që në atë kohë ishte Vali prej Selaniku gjer në Bosnjë.

Falja nën qiell të hapur

Në mes të komplekseve të reja të banesave, zhurmës së makinave e autobusëve që kanë fare pranë stacionin, hapësira e Namazgjasë është një lloj oaze e qetësisë. Përreth saj është rregulluar një kopsht i bukur, për të cilin ka ndihmuar edhe kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...