“Besa” shqiptare me mesazh paqeje për botën

4 Dhjetor 2016 - 11:22      

Është një histori që bën apel për një kohë të caktuar, por po ashtu është universal dhe i përjetshëm. Edhe pse mezi duroi pushtimin nazist, Shqipëria, vend i vogël i Evropës, asokohe me rreth 70 për qind të popullsisë myslimane, do të hapte kufijtë për të strehuar refugjatët hebrenj.

Në filmin e vitit 2012, “Besa”, Rexhep Hoxha, një shqiptar mysliman, pronar i një dyqani lojërash, vendosi që t’ia kthejë tre libra të çmuar anëtarit të fundit të familjes hebraike që ishte strehuar nga i ati i tij para 60 vjetësh, shkruan “The Recorder”, transmeton “Koha Ditore”. Takimi i tyre krijon ura gjeneratash e religjionesh duke bashkuar prindërit me të bijtë e myslimanët me hebrenj.

Dokumentari i Rachel Goslins, që hap një “përqafim të ri diversiteti”, është dhënë të shtunën në Tempullin izraelit në Greenfield në Massachusetts të ShBA-së, dhe është përshkruar nga kritikja Jana Monji si një përcjellje e “turneut të Hoxhës nga Shqipëria në Izrael dhe finalizim i mbajtjes së besës.

Hebrenjtë në Shqipëri kanë vuajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaku i besimit, por familjet i kanë mbrojtur ata. Të gjithë shqiptarët kanë vuajtur gjatë komunizmit shkaku i religjionit”.

Fotografja amerikane Norman Gershman e ndien fort se ”ky vend i vogël që ka vepruar kësisoj në raport me hebrenjtë, ka diçka për të cilin mund t’i japë mësim botës dhe mesazhi i besës është shumë i duhur për në këtë kontekst” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...