Artistja e pikturave në gjethe

4 Dhjetor 2016 - 09:40      

Imazhi i veçantë i piktores meksikane, që u bë e njohur sidomos me autoportrete – shikimi i mprehtë, vetullat e ngjitura, qaforja e madhe – është parë në versione të shumta.

Derisa një artiste nga Meksika i ka dhënë një tjetër dimension artit, duke e pikturuar Frida Kahlon mbi një gjethe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Valeria Alejandro Prieto nuk shfrytëzon pëlhurën, as letrën e bardhë për të pikturuar. Në vend të tyre grumbullon gjethet që bien nga drunjtë në kohën e vjeshtës. Natyra është kryefjalë e artit të saj.

Mënyra e pazakonshme përmes së cilës kanalizon inspirimin që e merr nga hapësirat e gjelbra përreth Iowas – shtetit amerikan që shtrihet midis lumenjve Missouri e Mississippi – e ka bërë të famshme gjithandej. Rrjetet sociale janë mjet që Prieto shfrytëzon për t’i ndarë me botën pikturat e vizatimet.

Në një bisedë për “Kohën Ditore” ajo flet për zanafillën e idesë që të pikturojë mbi gjethe, për mishërimin e artit të saj me natyrën, që e inspiron edhe për stolitë punëdore, të cilat i shet nëpërmjet internetit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...