Deri më 1912, në Manastirin e Deçanit ka banuar nga një shqiptar

3 Dhjetor 2016 - 13:30      

Historiografia serbe shkruan se në Prishtinë, Kisha e Shën Nikolës u ngrit në vitin 1830.

Vërtetohet edhe nga burimi tjetër, ku shkruhet se ky objekt kulti daton nga shekulli XIX, shkruan Enver Rexhaj, në pjesën e gjashtë të serisë mbi histroigrafinë e kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullin XX.

Në Mitrovicë u ndërtua kisha në vitin 1896, përderisa në një tjetër burim jepet vetëm shekulli XX. Në Vushtrri u ndërtua kisha në vitin 1834. Në Gjilan u ndërtua kisha, që është edhe sot, gjatë viteve 1861-1897.

Po sipas një tjetër burimi në Gjilan, Kisha e Shën Nikolës u ngrit në vitin 1861. Kisha e Shën Arkangjelit ndërtohet në Mushitisht afër Prizreni në fund të shekullit XIX.

Në Kamenicë ndërtohet Kisha e Shën Nikolës në vitin 1862. Në Pasjan-Gjilan u ndërtua kisha në vitin 1861. Në Rakinicë - Podujevë, Kisha e Arkangjelit Mihail është ndërtuar në shekullin XV-XVI. Në Rahovec ndërtohet kisha në vitin 1859. Në Draganac - Gjilan ngrihet kisha e re në vitet 1865-1869, e cila më pas shpallet manastir. Në Zhivinjan - Prizren ndërtohet kisha në fund të shekullit XIX. Në Sredskë - Prizren ndërtohet kisha në vitin 1875. Në Gotovush - Shtërpcë, u ndërtuan kishat e Shën Virgjinës në shekullin XIX dhe ajo e Shën Nikolës në vitin 1861. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...