Lufta për njohje

3 Dhjetor 2016 - 14:21      

Pjesa e tretë e librit të Fukuyamas mban titullin “Lufta për njohje.”

Ajo fillon me dy citate. Në njërin citohet Hegeli të thotë se “vetëm duke rrezikuar jetën fitohet liria“ dhe në tjetrin citohet Kojevi, i cili shkruan: “çdo dëshirë antropologjike njerëzore është në funksion të dëshirës për ‘njohje.’”

Fukuyama argumenton se historia ka ardhur në fundin e formës së saj aktuale të organizimit social dhe politik. Jeta në shtetin universal dhe homogjen është e pajtueshme plotësisht me dëshirat e qytetarëve të saj, shkruan Sabri Kiçmari, në pjesën e dytë të recensionit mbi librin e Francis Fukuyamas “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Në mes të Hobbesit, Lockut dhe Hegelit - Fukuyama zgjedh këtë të fundit.

Së pari, sipas tij, Hegeli na pajis me një kuptim më fisnik të liberalizmit se sa Hobbesi dhe Locku dhe së dyti koncepti i Hegelit për historinë si “luftë për njohje” është shumë i dobishëm për ta kuptuar botën bashkëkohore.

Hegeli, ndryshe nga Hobbesi dhe Locku, interesohet më shumë për kuptimin e shoqërisë liberale të bazuar në pjesën joegoiste të personalitetit të njeriut dhe kërkon të mbrojë këtë pjesë si bërthamë të projektit modern politik. Njeriu i parë i Hegelit dallon shumë nga shtazët jo vetëm përmes dëshirës së tij për objekte reale “pozitive“, por edhe për objekte të tilla që janë krejtësisht jomateriale: “Në mesin e shumë dëshirave nga njerëzit e tjerë, është dëshira për t’u njohur nga të tjerët“. Dhe ajo që e konstituon identitetin e njeriut si njeri, karakteristika më fondamentale dhe unike njerëzore, është aftësia e njeriut të rrezikojë jetën e tij. Pra, ai është në gjendje të rrezikojë jetën për njohje nga njeriu tjetër dhe sidomos për njohjen e qenies së tij si njeri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...