3 Dhjetor 2016 - 08:57
Restaurimi i Katedrales katolike në Prizren, sipas tij, ka rezultuar që të zbardhet edhe historia e një shkolle tjetër shqipe para asaj të Korçës, shkruan sot Koha Ditore.
Një gur mermeri me mbishkrim në latinisht, për klerikun që është edhe kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, tregon se rreth pesë dekada para qytetit të Korçës, Prizreni e kishte një shkollë shqipe.
Ka tre vjet që është gjetur kjo pllakë, por askush deri më tani nuk e ka studiuar e zbërthyer atë që shkruhet aty.
Qysh në prezantimin e kësaj teorie, profesori universitar Hajrullah Koliqi kishte qenë ndër të parët që kishte reaguar. Por Zefi është i palëkundur në atë që thotë, edhe pse pos atij mbishkrimi nuk ka ndonjë tjetër dokumentacion që e dëshmon se ajo ishte shkollë shqipe.
“Gjatë restaurimit të Katedrales së Prizrenit, në vitin 2013, është gjetur një guri, mermer i gdhendur me përmasa afërsisht një metër me një metër, ku shkruan se në vitin 1856 shkolla e parë shqipe restaurohet, në kuptimin se është zgjeruar shkolla e mëparshme”, thotë Zefi. Këtë e bazon në gurin e mermertë që mban shtatë rreshta mbishkrim me shkronja të mëdha. Zefi thotë me bindje se të dhënat historike tregojnë që kjo shkollë ka funksionuar edhe në vitin 1832. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...