Gjakova pret radiot në festivalin e 12-të me radhë

2 Dhjetor 2016 - 20:53      

Radio Gjakova për herë të 12-të, të shtunën më 3 dhjetor do të jetë nikoqire e radiostacioneve nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, dhe Lugina e Preshevës të cilat me krijimtarinë radiofonike vijnë në festivalin Radiofest.

Radiot pjesëmarrëse edhe në këtë festival kanë konkurruar me reportazhe që i dedikohen trashëgimisë kulturore, pastaj me raporte radiofonike dhe spote publicitare.

“Larushia e temave të trajtuara dhe cilësia në reportazhe, spote dhe raporte radiofonike flasin për një punë të frytshme që bëjnë radiot gjithandej trojeve shqiptare. Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është një konkurs që më shumë sesa gara, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të gjithë atyre që të përbashkët e kanë punën në radio”, thuhet në njoftimin për media.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që do të mbahet të shtunën, në orën 18:30 në Pallatin e Kulturës ”Asim Vokshi” me një program të pasur muzikor do të marrin pjesë solistët: Astrit Caka, Gentian Gojani, Jeta Abazaga, Trio e instrumentistëve Mamusha, Valon Kumnova, Jeton Cermjani, Edi Ermeni, Albi Xhepa e solistë tjerë, ndërsa në skenë do të prezantohet edhe humoristi Sevdai Radogoshi- Qumili.

Në ceremoni do të bëhet ndarja e çmimeve tradicionale të Radiofest ku pos reportazheve, raporteve radiofonike dhe spoteve publicitare do të ndahen edhe çmimet për zërat më të mirë radiofonik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...