Kur Ulpiana kishte tempuj gjigant dhe banjë publike me mozaikë

2 Dhjetor 2016 - 14:03      

Ndonëse gjendet vetëm pak kilometra nga Prishtina, qyteti antik i Ulpianës ka një histori jo shumë të njohur për publikun.

Sot, në sytë e publikut, Ulpiana është vetëm një lokalitet arkeologjik, ku kohë pas kohe arkeologët gjejnë monedha, shandane e objekte interesante për syrin. Por dikur, para më shumë se 1500 vjetësh, gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, mes shekujve I dhe VI, Ulpiana ka qenë një qytet i lulëzuar që madje falë minierave përreth saj me të cilat menaxhonte, kishte marrë epitetin "Ulpiana e shndritshme".

Që nga koha e perandorit romak Trajan, i cili bëri shumë ndërtime në qytet dhe e emërtoi atë si Ulpiana sipas emrit të tij të mes Ulpius, (Marcus Ulpius Trayanus), Ulpiana u bë një qytet shumë i pasur dhe i zhvilluar. Pikërisht në këtë kohë, ajo mori edhe statusin e "Muncipium"-it, që ishte i dyti më i rëndësishmi për një qytet romak, pas statusit të "Kolonisë". Në kohën e lulëzimit të saj, në Minicipium Ulpianum, kishte banjë dhe shëtitore publike me mozaikë me motive gjeometrike, tempuj paganë siç është ai me portiko, që më pas u zëvendësuan nga të tjerë kristianë, sikur bazilika paleokristiane dhe bazilika peshkopale.

Se si jetohej në Ulpianë atë kohë, mund të krijohet një përfytyrim përmes të dhënave të autorëve antikë dhe gjetjeve arkeologjike. Historinë e Ulpianës, mund ta kuptoni më gjerësisht përmes një edicioni të veçantë për të, në emisionin COSMO të KTV-së.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...