“Ditët e Kulturës Shqiptare” nisin edhe në Londër

2 Dhjetor 2016 - 13:52      

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ka hapur zyrtarisht programin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Londër.

Ministri i Diasporës, ValonMurati, bashkë me ambasadorin Lirim Greiçevci, ka pritur mysafirë dhe personalitete në Ambasadën e Kosovës në Londër për të hapur zyrtarisht këtë aktivitet. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Murati ka treguar përkushtimin e Ministrisë së Diasporës për ruajtjen dhe promovimin e kulturës në vendet ku jeton diaspora jonë.

Ministri Murati ia dorëzoi zyrtarisht çmimin për kontribut të veçantë për diasporën historianit dhe akademikun britanik,Sir Noel Malcolm. Me këtë rast, ministri Murati theksoi se ky çmim i jepet Sir Malcolmit në shenjë nderimi për kontributin e tij.
Sir Malcolm tha se është i nderuar ta pranojë këtë çmim nga Ministria e Diasporës dhe se është kënaqësi të kontribuojë në zbardhjen e rolit të shqiptarëve jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.

Në ditën e parë të aktivitetit u shfaqën tre filma nga Kosova. Së pari, u shfaq filmi dokumentar “117”, i regjisorit Besim Sahatçiu, ndërsa më pas filmat e metrazhit të shkurtër “Shok” dhe “Kanarinat e dinë”. Ditët e ardhshme do të jepet shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, koncerti i Elina Dunit, si dhe do të hapet ekspozita e fotografit Fadil Berisha “Albanian Beuty”.
Ditët e Kulturës Shqiptare, që filluan dje, do të zgjasin deri më 4 dhjetor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...