2 Dhjetor 2016 - 13:24
Ajo ka marrë këtë emërtim për shkak të një kamareje që ndodhet në anën e djathtë të saj.
Në vendin ku është ngritur ura, shtrati i lumit është mjaft i gjerë.
Në bregun e majtë ura mbështetet në formacion shkëmbor të malit të Polisit, ndërsa mbështetja e djathtë është mbi zhavorrishten e shtratit të lumit.
Në kohën e ndërtimit të saj, ajo lidhte rrugën mesjetare të karvanëve që vinte nga Elbasani e që prej urës së Haxhi Beqarit kalonte majtas lumit, duke ndjekur trasenë e rrugës antike Egnatia, për të vazhduar në Korçë e më tej në Maqedoni, Greqi deri në Stamboll.
Gjithashtu, tek ura e Kamarës shkëputej dega rrugore që lidhte Elbasanin me krahinën e Dibrës nëpërmjet Klenjës e Zerqanit.
Kjo urë u ndërtua në 1715 nga Ahmeti nga Elbasani, sipas mbishkrimit turqisht në pllakën e gurit të Kamarës, e cila sot ruhet në muzeun e Librazhdit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...