“Students Review” për projektin e qendrës së mobilitetit në Ferizaj

2 Dhjetor 2016 - 12:41      

Prishtinë, 2 dhjetor - Për mënyrën se si e ka projektuar qendrën e mobilitetit në Ferizaj, studenti i arkitekturës Behar Neziraj ka marrë çmimin “Sudents Review”, që ndahet nga Fondacioni Kosovar për Arkitekturë (KAF).

Neziraj u bë pjesë e ekspozitës garuese tashmë tradicionale e që shpaloset në kuadër të Javës së Arkitekturës në Prishtinë, ngjarja e vetme e këtij lloji në vend.

Organizohet për të katërtën herë dhe ekspozon punimet më të mira të studentëve të arkitekturës nga të gjitha shkollat e arkitekturës në vend dhe njëherësh është ekspozita më e madhe e tillë në rajon. Sivjet në ekspozitë u prezantuan mbi 400 punime individuale dhe grupore. Neziraj mori shpërblimin prej 500 eurosh për atë se si e ka paraparë ai qendrën e mobilitetit në Ferizaj, që parashihet me planin rregullues të qytetit.

Punimi i dytë më i mirë u përzgjodh ai i Korab Perteshit nga kolegji “AAB” që u shpërblye me 400 euro, ndërsa i treti ai i Ibrahim Beqirit nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UP, që u shpërblye me 300 euro për 3D printimin e një punimi nga “Formon”.
Bekim Ramku, drejtor i KAF-it, ka thënë se punimi i Nezirajt është përzgjedhur në bazë të formës së votimit me pikë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...