Hapet ekspozita retrospektive e piktorit Nebih Muriqi

2 Dhjetor 2016 - 12:02      

Prishtinë, 2 dhjetor - Të dhunuarës duket sikur i vjen turp. Shtrirë përtokë, e leckosur e me flokë të gjatë, një pjesë të fytyrës e ka mbuluar me dorë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse është paraqitur me tush në letër, gjurmët e keqtrajtimit vërehen sikur punimi të ishte shumëngjyrësh e jo vizatim bardhezi. Pamja e tillë së bashku me telat e figurat e strukura nga pushkatimi, që kanë zënë vend krejt në hyrje të katit të parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, janë tregues se vizitorët do të jenë përballë një drame shumëdimensionale.

Piktori Nebih Muriqi, i cili në pensionim ishte profesor universitar, nëpërmjet ekspozitës retrospektive “Përtej ankthit të fantazisë”, që është hapur në GKK të enjten mbrëma, ka shpalosur një pjesë të krijimtarisë. Përjetimeve të popullit shqiptar, Muriqi, që më 1969 kishte diplomuar në pikturë monumentale në Beograd, u ka dhënë gjuhë universale. Këtë e ka bërë duke u bazuar në atë se dhuna përjetohet gjithandej botës. Vizatimet me kokat e zymta ku secila fytyrë duket më e lodhur se tjetra përtej grilave, asocion me burgjet që dikur ishin mbushur me shqiptarë.

Këtë çështje autori e konsideron si aktuale edhe tash. Jeta dhe vdekja përplasen fort në pikturat monumentale të formatit deri në dy me dy metra. Por duket sikur ato edhe bashkëjetojnë. E shqiponjat herë në aksion e herë më të qeta ia shtojnë ngjyrat mozaikut të veprave që Muriqi ua ka kushtuar karrierën, i ka shpalosur në 10 ekspozita personale e rreth 30 kolektive (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...