Harmonia e dy koreve me vepra për Shën Terezën

2 Dhjetor 2016 - 11:03      

Prishtinë, 2 dhjetor - Katërmbëdhjetë këngë korale pionierësh, vepra të kompozitorëve kosovarë, u kënduan në një mbrëmje të vetme, shkruan sot Koha Ditore.

Koret e shkollave të ulëta të muzikës “Prenk Jakova” nga Prishtina dhe “Çesk Zadeja” nga Ferizaj përmbyllën natën e katërt të festivalit “Ditët e Muzikës Kosovare 2016”, i cili këtë vit i kushtohet Shën Terezës. Të gjitha veprat në repertor që u kënduan të enjten në kishën “Shën Ndou” ishin vepra të cilat janë shkruar e kompozuar pikërisht për Nënë Terezën në vitin 1990, në 80-vjetorin e lindjes së saj, pos njërës që është kompozuar më 2015. U bënë bashkë në një repertor në vitin ku ajo u shenjtërua nga Papa Françesku më 4 shtator të këtij viti.

Të parët në skenë u ngjitën pjesëtarët e korit të shkollës “Prenk Jakova”, me këngët e Lorenc Antonit, Musa Piperkut, Pranvera Badivukut, Veronika Mjedës, Selim Ballatës, Sevime Gjinalit dhe Gjon Gjevelekajt. Nën drejtimin e dirigjentes Adelinë Ndreca-Kolaj sollën shtatë këngë.

Të enjten ka ardhur me zërat e 30 vajzave që interpretuan veprat e Mendi Menxhiqit, Vinçenc Gjinit, Musa Piperkut, Lorenc Antonit, Ramadan Ramadanit, Rauf Dhomit dhe Zeqirja Ballatës. Vetë Ballata, kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, që organizon “Ditët e Muzikës Kosovare”, ka thëne se futjen në program të këtyre dy koreve ai e ka konsideruar si të natyrshme dhe të nevojshme pikërisht për faktin se veprat janë të kompozuara për kor të pionierëve dhe fëmijëve.

Pjesëmarrjen në këtë festival dirigjentet e kanë konsideruar si një mundësi e mirë për shpalosjen e punës që ato bëjnë me koret (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...