1 Dhjetor 2016 - 15:57
Bashkëdrejtuar nga Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nën patronazhin e UNESCO-s, konferenca e Abu Dabit do të mbledhë të premten dhe të shtunën përfaqësuesit e 40 vendeve që do të diskutojnë për një fond të veçantë prej 100 milionë dollarësh dhe një rrjet ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimive të kërcënuara nga konfliktet.
“Në Bamiyan (Afganistan), Mosul (Irak), Palmyre (Siri), Tombouctou (Mali) dhe gjetkë shumë vepra janë shkatërruar dhe gjithë njerëzimi mbarë është prekur”, shkruajnë pesë fituesit e çmimit Nobel mes të cilëve dhe Aung San Suu Kyi, ish-opozitarja që ka marrë postin e ministres birmane të Punëve të Jashtme.
Përveç Suu Kyi, teksti është nënshkruar nga Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe fitues çmimit Nobel për Paqe në 2001, Helen Johnson Sirleaf, presidente e Liberisë dhe Nobeli për Paqen në 2011, Orhan Pamuk, shkrimtar turk dhe Nobeli për Letërsinë në 2006 dhe Mario Vargas Llosa, shkrimtar peruan dhe Nobeli për Letërinë në 2010.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...